SHBA: Kina tregoi mungesë transparence, raportin e OBSH do ta analizojmë vetë

SHBA: Kina tregoi mungesë transparence, raportin e OBSH do ta analizojmë vetë

Departamenti amerikan i Shtetit akuzoi Kinën se nuk ka qenë transparente, "të paktën deri më tani", për origjinën e koronavirusit dhe ka kërkuar t’i vihet në dispozicion raporti i OBSH për një analizë të pavarur.

"Është e qartë, kinezët, të paktën deri më tani, nuk kanë ofruar transparencën e nevojshme që na duhet dhe komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë që të mund të parandalojmë që këto lloj pandemish të mos përsëriten", tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Përgjigja e Pekinit nuk vonoi: Kina ftoi Uashingtonin të mbante "një qëndrim të hapur, transparent dhe shkencor duke ftuar ekspertët e OBSH për të kryer studime mbi origjinën e koronavirusit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin, në përgjigje të një pyetjeje se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranonin rezultatet e misionit të OBSH-së në Ëuhan në Covid-19 pa verifikuar në mënyrë të pavarur rezultatet, tha se kërkime të ndryshme treguan se koronavirusi u shfaq në vendndodhje të ndryshme në të gjithë botën në gjysmën e dytë të 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy