
Në vitet 1990 industria amerikane e pornografisë vendosi një kornizë protokollesh për të mbrojtur aktorët nga HIV. Kjo ndodhi pasi një prej aktorëve falsifikoi rezultatin e testit dhe infektoi shumë nga kolegët.
Sot pothuajse e gjithë industria e kinematografisë është e ndaluar duke pritur rregullat e reja për të mbrojtur shëndetin e aktorëve dhe jo vetëm, sektori i filmave porno mund të sigurojë një ndihmë të madhe, duke shkëmbyer përvojën e tij të fituar me protokollin e njohur sot si PASS (Shërbimet e caktimit të disponueshmërisë së performuesit), i cili kërkon që aktorët të testohen për sëmundjet seksualisht të transmetueshme çdo 14 ditë.
“Natyrisht këto janë dy viruse të ndryshëm, por rruga e gjurmimit mund të quhet e njëjtë”, shpjegon Mark nga Koalicioni i Fjalës së Lirë, një shoqatë jofitimprurëse që ndër të tjera mbron shëndetin e aktorëve porno. “Kemi një databazë me të dhëna ku emrat e atyre që janë në gjendje të mirë për të punuar shënohen me të gjelbër. Kjo vetëm tregon që ata kanë bërë testin e HIV-it në 14 ditët e fundit dhe se ata kanë testuar negativ për të gjitha sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Pra, baza e të dhënave tona nuk përmban çdo informacion mjekësor që do të dëmtonte privatësinë e një personi.”
Testi i kovidit është ndryshe, ndaj duhet hartuar një protokoll i ri, për të përcaktuar se cili test do të merret në konsideratë, ai i imunitetit, apo ai i rasteve pozitive, tashmë të kaluara.



