Rreziku i një tjetër sulmi kibernetik është gjithmonë i pranishëm. Sipas inxhinierit IT, Besmir Semanaj, nëse rrjeti nuk pastrohet plotësisht pas këtij sulmi, gjasat janë që ai të përsëritet. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Semanaj tha se nuk duhet të ketë nxitim për rikthimin e shërbimeve.
Rreziku është permanent. Nuk e dimë nëse do të zgjasë 2,3 apo 4 muaj. Sistemet duhet të ndizen me një radhë të caktuar, por para se të bëhet kjo, duhet të kontrollohet. Nuk ka pse qeveria të ngutet dhe të thotë rikthyem shërbimet. Nëse ka në rrjet pajisje të infektuara, mund të kemi rikthim të sulmit nga e para.



