
Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit që tre vite më parë ju përgjigj thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin!
Është ky mesazhi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndan një video dhe thotë se misioni vazhdon.
Meta deklaron se misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek ardhmja duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare.
Të gjithë së bashku nesër në 3 Mars në mbrojtje të pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës!



