Austri/ Ish-ministri i Financave, 8 vjet burg për korrupsion  

Austri/ Ish-ministri i Financave, 8 vjet burg për korrupsion  

Ish-ministri austriak i Financave, Karl-Heinz Grasser, u dënua me 8 vjet burg pasi u gjet fajtor për marrje ryshfeti. Rasi përbën një nga gjyqet më të mëdha të korrupsionit në vend.

Në vendim, Gjykata e Vjenës konkludon se Grasser ishte pjesë e një grupi që kishte marrë rryshfet në këmbim të ndihmës për të shpallur fitues persona të caktuar në shitjen e apartamenteve në pronësi të shtetit, me vlerë 961 milion euro (1.2 miliard dollarë), në 2004.

Grasser nuk është i vetmi që dënohet nga ky grup. Fajtorë janë shpallur edhe disa të tjerë, të cilët janë dënuar me burg dhe gjoba.

Grasser u bë ministër i Financave në 2000 si aleat i ngushtë i nacionalistit të ndjerë austriak Joerg Haider, i cili kishte hyrë në një koalicion me Partinë Konservatore të Popullit për herë të parë. Një 30-vjeçar i pashëm dhe vëmendjen e medias në atë kohë, Grasser u kthye shpejt në yllin e kabinetit. Pasi pati disa kontradikta me Haider, ai kandidoi për Partinë Popullore, por hyri në biznes pasi humbi zgjedhjet e vitit 2006.

Gjykata në vendimin e dhënë për të thotë se Grasser ka zbuluar shumën tavan të ofertës dhe ua kishte vënë në dispozicion bashkëpunëtorëve të tij.

Gjyqi zgjati tre vjet, me 168 seanca.

Grasser është vetëdeklaruar i pafajshëm, ndërsa avokati i tij tha se do ta ndjekin çështjen në apel. / Bloomberg /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy