Putin, Khameneit: Të shmangen civilët në përgjigjen ndaj Izraelit

Putin, Khameneit: Të shmangen civilët në përgjigjen ndaj Izraelit

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, që të përgjigjet me moderim ndaj vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke e këshilluar kundër sulmit ndaj civilëve izraelitë.

Kështu raporton Reuters duke cituar dy burime të larta iraniane.

Mesazhi, sipas burimeve, është dhënë një ditë më parë nga Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu në takime me zyrtarë të lartë iranianë.

Sipas dy burimeve iraniane, Teherani i ka bërë presion Moskës që të dorëzojë avionë luftarakë Sukhoi Su-35 të prodhimit rus.

Zyrtarët iranianë e kanë bërë të qartë se e konsiderojnë të pashmangshme një përgjigje ndaj vrasjes së Haniyeh.

Udhëheqja e Teheranit beson se një hakmarrje e fortë është e nevojshme për të ruajtur besueshmërinë e tij si brenda vendit ashtu edhe midis aleatëve të tij rajonalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy