
Rusia njofton se po vijon tërheqja e trupave nga zona e Krimesë, me një tren të ushtrisë.
“Njësitë e distriktit federal të cilat kanë plotësuar praninë tyre në manovra taktike në bazën e gadishullit të Krimesë, po kthehen në bazat e tyre sipas planit”, deklaroi me anë të një njoftimi ministria ruse e Mbrojtjes.
Për të konfirmuar diçka të tillë, ministria ruse, ndau pamjet e një treni të ngarkuar me mjete ushtarake dhe tanke, të cilat kalonin urën që lidh Krimenë me territorin rus.
Prej tre ditësh, Rusia ka njoftuar tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën, ndërkohë që SHBA dhe vendet e perëndimit shprehen skeptike për diçka të tillë, duke deklaruar se situata do të mbahet nën monitorim.



