Spektakli qiellor që na pret më 29 dhjetor

Spektakli qiellor që na pret më 29 dhjetor

Muaji dhjetor na ka sjellë edhe disa ngjarje qiellore epike, më e rëndësishmja nga të cilat mrekullia kozmike e njohur si Ylli i Krishtlindjes.

Ngjarja që ndodh një herë në 800 vjet, krijoi një magji qiellore disa ditë më parë. Sistemi diellor na prezantoi me mrekullinë kozmike të Krishtlindjeve, e cila nuk ishte parë prej 8 shekujsh.

Por një fenomen tjetër qiellor pritet me 29 dhjetor. Një fuqi tjetër e mbinatyrshme do të ndodh para se t'i jepet lamtumira vitit 2020. Hëna e plotë e dhjetorit po rritet dhe në mbrëmjen e së martës, 29 dhjetor, do të jetë mjaft e veçantë. Jo vetëm që është hëna e plotë e vitit, por është e njohur edhe për trajektoren e saj të lartë nëpër qiell, që do të thotë se do të ulet mbi horizont më shumë se çdo hënë tjetër e plotë.

Ndërsa hëna do të arrijë pikun e ndriçimit në 22:30, të martën, duhet të filloni ta shihni pak para perëndimit të diellit.

Sipas “The Old Farmer’s Almanac”, kjo është një kohë magjike, e cila nuk duhet humbur, sepse secili prej nesh duhet ta shikojë këtë fenomen të rrallë të Hënës, për t’i bërë asaj lutjet e dëshirave.

Ndodh më 29 dhjetor dhe qëndroni gati për ta admiruar hënën e plotë të vitit. Ajo plotëson ëndrrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy