Rrogozhina sërish në zgjedhje, Hoxha: Jam i bindur 100% në fitoren time

Rrogozhina sërish në zgjedhje, Hoxha: Jam i bindur 100% në fitoren time

Kolegji zgjedhor vendosi dje të ripërsërisë procesin e votimeve në Rrogozhinë, ku kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi në 14 maj me një diferencë prej 21 votash. Lidhur me këtë kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se kjo është një lajm i mirë edhe pse ai priste që të ishte shpallur fitues në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se nuk beson te drejtësia, por do i përgjigjet me punën e tij, teksa shprehet i bindur 100% në një fitore të tijën. Sipas tij, ajo mbetet një garë ku do shpallet një fitues dhe se beson se do ketë në mbështetje të gjithë figurat e partisë së tij. “Nuk e prisja që të shkonim në zgjedhje të reja, por që të shpallesha fitues. Kolegji shpalli vendimin për ripërsëritje të zgjedhjeve, ku thembra e Akilit ishte kutia e burgut të Rrogozhinës dhe u vednos për tu ripërsëritur. Qendra e votimit u ngrit pa vendim KZAZ, pa autorizim nga KQZ, pra është si një ndërtim pa leje. Probleme ka pasur dhe besoj se do ketë prapë sepse zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe të ndershme. të gjitha institucionet vihet në shërbim duke i bërë presion zgjedhësve këto janë shkelje”. Në vijim ai shtoi se nuk ka frikë fare nga kjo betejë dhe është i bindur 100% në fitoren e tij. “Besoj se këtë herë do të ketë dhe më shumë votues se në 14 maj, pjesëmarrja do të jetë dhe më e madhe këtë e ndjej nga kontaktet që kam me zgjedhësit. Nuk besoj fare te drejtësia por do mundohemi tu përgjigjemi sado pak me punën tonë, por makinerisë së shtetit nuk kemi çfarë ti bëjmë që shkelin gjithçka. Kryetari i bashkisë ndante lekë dy ditë para zgjedhjeve, ne jemi vetëm me popull, program. Kjo garë është, luftë do të bëjnë të dyja palët, por unë jam i bindur në fitore sepse nga kontakti im me njerëzit ata kërkojnë ndryshim, ndërsa ky kryetar nuk ka bërë asnjë punë aty. Ajo që mund të them është se kjo garë është dhe në fund do të ketë një fitues që shpresoj të jem unë. Mbështetja nga koalicioni është e plotë, të gjitha figurat kryesore të partisë do jenë në terren”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy