Moti i keq, probleme dhe përmbytje në disa zona

Moti i keq, probleme dhe përmbytje në disa zona

Siç ishte parashikuar nga sinoptikanët, dita e sotme ka nisur me rreshje të rrëmbyera shiu në pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar një situatë problematike në shumë qytete dhe zona të vendit.

 

Gjendje e vështirë në Lezhë, rrezik nga përmbytjet

Situatë kritike nga përmbytjet paraqitet në qarkun e Lezhës, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona si në Zadrime dhe Torovicë. Në Zejmen raportohet se janë përmbytur disa shtëpi banimi dhe qindra ha tokë janë nën ujë. Në  lagjen “Gjerkaj” kërkohet ndërhyrja e ushtrisë për të evakuuar banorët

 

Nga shirat e dendur po ashtu rrezikohen të përmbyten disa banesa në fshatin Spiten në Lezhë. Për situatën në Lezhë, Ministri Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se nuk rrezikohen përmbytje dhe se kanalet kryesore janë të hapura. Po ashtu hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.

 

Shtabi i Emergjencave Civile ndodhen në terren për të monitoruar situatën. Edhe lumi Mat është fryrë duke rrezikuar dhe argjinaturën.

Në Ishëm ujrat janë në nivel maksimal por nuk ka përmbytje. Në përroin e Zaranikës në Elbasan ka probleme të pjesshme.

 

Dëmtohet rruga në Fushë-Bulqizë, bllokohen dy fshatra

 

Si pasojë e daljes së përrenjëve nga shtrati, është dëmtuar rruga në Fushë Bulqizë, ku janë bllokuar dy fshatra, Kocaj 1 dhe Kocaj 2. Nga reshjet e dendura janë dëmtuar edhe dy banesa.

 

Pukë, probleme në disa akse rrugore

 

Aksi rrugor Fushë Arrëz-Gjegjan–Mirditë është bllokuar mëngjesin e sotëm si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Shkak janë bërë reshjet e shiut. Shembja masive e dheut, e ndodhur pranë tunelit të Gjegjanit, është për shkak për bllokimin e rrugës. Ndërkaq, i bllokuar ka ngelur edhe aksi rrugor Qafë Qerret-Qelëz, nga rrëshqitjet e dherave në fshatin Dedaj.

 

Lidhur me këtë situatë ka reaguar ARRSH, duke theksuar nga ky institucion se është ndërhyrë në aksin Fushë Arrëz-Gjegjan-Mirditë.

 

Në Pukë problematikë ka qenë dhe furnizimi me energji për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik. Problematikë është dhe situata në Qafë Thorë të Malësisë së Madhe e cila është bllokuar nga bora. Gjithashtu ka pasur probleme dhe me furnizimin e energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy