
Gjykata e Apelit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për Arlind Gjokutajn, Fatmir Hoxhën dhe Alban Rulin.
Kujtojmë që më herët Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Sekretarin e MF, Arlind Gjokutaj, drejtorin Juridik Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesin Alban Ruli.
(10:00) Mbahet në Apel seanca për Arlind Gjokutajn dhe zyrtarët e Financave
Ka nisur në Apel seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, Fatmir Hoxhajt, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues privat.
Gazetari Arsen Rusta raporton se Arlind Gjokutaj sot është i pranishëm në seancë, ku është sjellë në gjykatë nga ambientet e Paraburgimit 302.
Zyrtarët e Ministrisë së Financave kërkojnë heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, ndërkohë që janë nën hetim për aferën 1,2 milionë euro në Ministrinë e Financave.
Masa shqyrtohet nga gjyqtari Fatri Islamaj. Organi i akuzës kërkon masën "arrest në shtëpi" për Gjokutajn, për shkak të gjendjes shëndetësore, dhe masën "arrest në qeli" për zyrtarët e tjerë.
Prokuroria përfaqësohet nga prokurorja Arta Marku.



