Dita nis me reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita nis me reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Zhvillimi i një qendre ciklonare në veri të Adriatikut me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit. Për pasojë: orët e para të ditës do të paraqitet me vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit por dëborë në zonat malore. Këto kushte mbeten deri vonë në mbrëmje kur moti fillon përmirësohet përkohësisht duke sjellë pauz të reshjeve.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit rriten sërisht ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale  duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18 °C.

Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 5  ballë.

Kosova

Mbetet ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë vranësira dhe reshje dëbore në republikën e Kosovës.

Herë pas herë do ketë edhe intervale me kthjellime. Mbrëmja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta karakterizojnë motin në mv por më të dendura vranësirat paraqiten në pjesën e dytë të ditës duke sjellë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do te bien ndjeshem duke luhatur vlerat minimale dhe malsimale nga -3 deri në 8 gradë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy