
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Dinamos së Kievit, trajneri i ukrainasve nuk ka arritur të mbajë dot “nervat”. Situata ka qenë mjaft e tensionuar për trajnerin e ukrainasve, Khaskeviç, i cili ka polemizuar me gazetarët të cilët e pyetën se mos humbja ndaj korçarëve ishte pasojë e injorimit që i kishte bërë stërvitjes së fundit në “Elbasan Arena”.
“Tani, pas ndeshjes, mund të thoni gjithçka. Por të kalosh dy orë duke shkuar para-prapa për të kaluar gjysëm ore këtu… Mendoj se ky nuk është problemi kryesor nëse duhet të flasim për rezultatin e ndeshjes së sotme. Problemi më i rëndësishëm sot ishte loja e skuadrës në mbrojtje. Ndaj e përsëris, ekipi ynë sot në mbrojte ishte i shëmtuar.
Pse nuk bëra zëvendësimin e tretë? Haçeridi ishte gati të luante. Por në një situatë kur po mundesh, për të përforcuar ekipin duhet të ndryshosh një mbrojtës me një sulmues dhe fatkeqësisht për ne, nuk kishim në dispozicion lojtarë sulmues”, u shpreh trajneri i Dinamos së Kievit, Khaskeviç.



