Fundjava me shi, Gjoni: Reshje intensive dhe rënie temperaturash

Fundjava me shi, Gjoni: Reshje intensive dhe rënie temperaturash

Stuhia që ka përfshirë veriun e Italisë dy ditët e fundit ka mbërritur në vendin tonë. Kjo do të bëjë që gjatë fundjavës, moti të dominohet nga temperaturat e ulëta dhe reshjet intensive të shiut.

Në një lidhje Skype me MCN, meteorologia Anira Gjoni tha se reshjet do të përfshijnë të gjitha qarqet e vendit, duke sjellë edhe përmbytje lokale.  

Paralelisht pritet rënie e temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale në të gjitha lartësitë mbi nivelin e detit.

Është një skaj i stuhisë. Është frontale dhe ndodhet në veriun e Italisë, shkakton erëra të forta, stuhi, shtrëngata. Presim që gjatë pasdites së sotme dhe ditën e nesërme reshjet do të vazhdojnë më intensitet të shtuar.

Reshjet do të sjellin vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane mund të ketë përmbytje lokale. Nuk priten përmbytje nga lumenjtë e mëdhenj.

Në bregdet, temperaturat minimale do të zbresin në 14 gradë, në zonat e ulëta 10 gradë, në zonat malore 6 gradë. Ditën e nesërme pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.

Gjoni tha se stuhi të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.

Stuhitë ndodhin periodikisht. Ajo që po kthehet në anomali është shpeshtësia e këtyre stuhive. Po vjen duke u shtuar dhe është pasojë e ngrohjes globale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy