
Situata e paprecedent që u krijua dje në SHBA, ku mbështetës të Trump hynë me dhunë në Kongres, po bëhet shkak për një zinxhir dorëheqjesh.
Matt Pottinger, zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare, është zyrtari i fundit i Trump që ka dhënë dorëheqjen.
Bloomberg Neës, duke cituar burime pranë Pottinger, thotë se ai ishte "i tronditur nga sulmi në Capitol dhe nxitja e protestuesve nga Trump", ndërsa burimet thanë për CNN se Pottinger është shprehur se "ka shumë pak për të marrë në konsideratë".
Shumë anëtarë të tjerë të stafit të Shtëpisë së Bardhë gjithashtu dhanë dorëheqjen pas kaosit të ditës së djeshme.
Midis atyre që u larguan më herët janë zëvendëssekretarja e Shtypit, Sarah Mattheës, shefja e stafit të Zonjës së Parë Melania Trump, Stephanie Grisham dhe sekretari social i Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta.



