Një ditë pasi darkoi me kryeministrin Edi Rama, kreu i LSI-së, Ilir Meta po zhvillon një drekë pune me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Ata ndodhen në një restorant pranë Gjykatës së Tiranës.
Kujtojme qe mbrëmë Meta pati një darkë 4 orëshe me kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se situata politike në vend, është temë e diskutimit gjatë këtij takimi, dhe nuk dihet nëse po diskutohet edhe në lidhje me ecurinë e koalicionit.



