Gjatë ditës së sotme si pasojë e kalimit të një sistemi frontal territori Shqiptar do të kushtëzohet nga moti i të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu; më të dukshme në zonat Veriore dhe Qendrore.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin; shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit KU priten; rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.



