Kthehen për të dytën herë emigrantët e Gjadrit në Itali, bashkë me ta largohet dhe një pjesë e stafit (VIDEO)

Kthehen për të dytën herë emigrantët e Gjadrit në Itali, bashkë me ta largohet dhe një pjesë e stafit (VIDEO)

Kanë mbërritur në mesnatë në Brindizi, (Itali) 7 emigrantët të cilët ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë para tri ditësh.

Në një lidhje telefonike gazetari Juli Simoni bëri me dije se ata u nisën mbrëmjen e djeshme në orën 19:00 nga porti i Shëngjinit me anijen e rojës Bregdetare “Visalli”.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme nga autoritete italiane në bashkëpunim me autoritete shqiptare.

Sipas burimeve mësohet se me largimin e emigrantëve është larguar nga Gjadri dhe një pjesë e stadfit dhe nuk dihet nëse do zëvendësohen apo jo me të tjerë pasi ata funksionojnë me turne me muaj.

Tashmë Gjadri ka mbetur sërish bosh dhe mbetet me pikëpyetje nëse do të vihet në funksion apo jo. Është hera e dytë që kthehen emigrantët nga Gjadri drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy