Kryeministrja daneze Mette Frederiksen kërkon që Bashkimi Evropian të vendosë një kufi moshe prej 15 vjeç për të përdorur mediat sociale, në përpjekje për të mbrojtur më mirë përdoruesit e rinj të smartfonëve nga përmbajtja e dëmshme dhe varësia ndaj ekranit.
“Sot mund të krijosh një profil në shumicën e vendeve nëse je vetëm 13 vjeç. Por kur je 13 vjeç, je ende fëmijë. Ne kemi parë që rreziku për fëmijët në mediat sociale është shumë i madh”, shkroi Frederiksen në gazetën daneze Politiken të dielën, bashkëautore me ligjvënësen e BE Christel Schaldemose.
“Një kufi moshe do të duhej të vinte me mjete efektive të verifikimit të moshës, pasi gjigantët e teknologjisë nuk marrin përgjegjësi për të”, shtohet më tej, shkruan Politico.

Rregullorja e re e moderimit të përmbajtjes, Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), është dëshmuar të jetë “jo i mjaftueshëm” për të kundërshtuar platformat, shkruan dy autoret.
Ato parashtruan propozime për të shtrënguar legjislacionin, duke përfshirë ndalim të modeleve dhe reklamave të varësisë për të miturit dhe një njoftim të detyrueshëm që u tregon përdoruesve se sa kohë shpenzojnë në platformat online.



