
Në raportin e anëtarëve republikanë të Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtëpinë e Bardhë është arritur në konkluzionin se Rusia nuk është e përfshirë në fushatën e Trump në zgjedhjet e 2016-s. Sipas krye-republikanit të këtij komiteti Mike Conaway, stafi i tij nuk gjeti prova që mund të vërtetonin të kundërtën.



