
Aktiviteti “Defender-21” ku ishte pjesë edhe Shqipëria, duke se është drejt përfundimit. Në një postim në rrjete sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan se stërvitja ushtarake ishte një veprim në shkallë të gjerë.
“DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej. Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë”, shkruan ambasada e SHBA-së.

Në vendin tone, që prej 26 prillit zbarkuan mijëra trupa dhe artileri e rëndë e vendosur në 7 baza ushtarake për stërvitjen, që ngjalli xhelozi mes të tjerash edhe te Rusia për Ballkanin.



