Tomorri: Rënia e euros nga flukset informale valutore. Euro e dobët i mban çmimet e importeve të ulëta

Tomorri: Rënia e euros nga flukset informale valutore. Euro e dobët i mban çmimet e importeve të ulëta

Gazetari Klodian Tomorri, për rënien e monedhës euro përballë lekut, ku ditën e martë u këmbye në nivelin e 115.88 lekëve, nuk e quan luhatje, por thotë se ka trend konstant të uljes së euros dhe se jemi përballë një tendence, ku leku forcohet ndaj euros ose euro dobësohet ndaj lekut.

Nga studio e MCN Economy, ai deklaroi se nëse vitin e kaluar pritej që euro të pësonte goditje të forta nga lufta në Ukrainë, që e çuan deri në pikën që euro u barazua me dollarin, gjatë këtij viti ka një rikthim të euros në tregjet ndërkombëtare.

Sipas tij, euro është duke rikuperuar ndaj dollarit dhe monedhave të tjera, pasi dimri rezultoi më i butë nga sa pritej.

Në Shqipëri duket se ka një tendencë më vete, që euro vazhdimisht humbet pikë ndaj lekut. Banka e Shqipërisë nuk ka bërë analiza të detajuara.

Është diçka tjetër që ndodh jashtë kanaleve zyrtare, dyshojmë se janë flukset e paligjshme valutore, ose flukset informale valutore që mund të vijnë nga aktivitetet e paligjshme, paratë që vijnë nga trafiqet dhe aktivitetet kriminale.

Nëse do bëjmë shumatoren e pasojave që zhvlerësimi i euros ka në ekonominë shqiptare, në finale do të ishte pozitive sepse Shqipëria është një ekonomi që prodhon më pak se sa blen.

Shet më pak se sa importon dhe marrëdhëniet i ka kryesisht me Bashkimin Europian.

Ne flasim për euron që godet eksportet, por mos harrojmë që euro e dobët i mban çmimet e importeve të ulëta dhe ne importet i kemi dy herë më shumë se sa eksportojmë.

Një pjesë e madhe e qarkullimit monetar që ndodhin në tregun e brendshëm, ndodhin në euro, kemi apartamente që shiten në euro dhe mallra të tjerë që shiten në euro.

Një euro e dobët ndaj lëkur i bën këto më të ulëta për konsumatorin shqiptar. Nëse euro do ishte forcuar ndaj lekut, sot Shqipëria duhet të kishte inflacion shumë më të lartë, në nivel dy shifror.

Euro e dobët i bën kreditë më të lira për ata që kanë marrë kredi në euro dhe i kanë të ardhurat  në lekë.

Problemi do ishte sikur të ishte forcuar euro se do të duhej të shpenzonte një njeri më shumë nga paga e tij për të paguar këstin e tij të kredisë.

Pjesën më të madhe të kredive ne e kemi në euro, kjo buron edhe për shkak të strukturës që ka ekonomia.

Nuk mundet që një Bankë Qendrore për të mbajtur një kurs artificial këmbimi.

Edhe nëse do të ndërmerrej do të kishte kosto shumë të madhe për Bankën e Shqipërisë por edhe për ekonominë shqiptare.

Tomorri shtoi se forcimi i lekut ndaj euros vjen nga një mbiçmim që nuk mbështetet nga fondamentet e ekonomisë dhe se po i ndërpreve flukset e paligjshme, do kesh forcim të euros.

Nuk ndodh që Banka e Shqipërisë të thotë hapur që ne kemi flukse të mëdha të jashtëligjshme valutore, prandaj kemi këtë kurs këmbimi.

Dhe në raportet e FMN ka pasur fraza që flasin për një kurs ekonomie që nuk mbështetet nga bazat e ligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy