Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar sot se Moska do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi.
Presidenti Putin tha se masa nuk do të shkelte marrëveshjet për armët bërthamore dhe e krahasoi lëvizjen me atë të SHBA-ve që vendos armët e saj në Evropë.
“Ndërtimi i një depoje taktike të armëve bërthamore në Bjellorusi do të përfundojë më 1 korrik”, tha Putin.
"Moska nuk do të transferojë kontrollin e armëve të saj në Minsk", shtoi ai.
Moska dhe Minsk ranë dakord që, pa shkelur detyrimet e tyre sipas Traktatit START, ata do të vendosin atje armë taktike bërthamore.
“Rusia tashmë ka dorëzuar sistemin raketor Iskander, të aftë për të mbajtur armë bërthamore, në Bjellorusi”, tha Presidenti rus, citon Tass. “Ne gjithashtu do të vendosim 10 avionë të aftë për të mbajtur armë bërthamore taktike në Bjellorusi”, shtoi Putin në një intervistë për mediat ruse.
"Rusia do të prodhojë mbi 1600 tanke brenda një viti. Numri i përgjithshëm i tankeve ruse do të tejkalojë kështu numrin e tankeve ukrainase në më shumë se tre herë".
Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, cituar nga RIA Novosti.



