Gruaja belge e infektuar me dy variante të Covid në të njëjtën kohë

Gruaja belge e infektuar me dy variante të Covid në të njëjtën kohë

Një grua belge që humbi jetën pasi u infektua me Covid-19, ishte infektuar me të dy variantet Alpha dhe Beta të koronavirusit në të njëjtën kohë, thanë studiuesit.

Gruaja 90-vjecare e pavaksinuar u shtrua në spitalin e qytetit Aalst dhe ishte pozitive për Covid-19.

Ndërsa nivelet e saj të oksigjenit fillimisht ishin të mira, gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe vdiq pesë ditë më vonë, shkruan The Guardian.

Ajo u zbulua se mbarte si llojin Alpha ashtu edhe variantin Beta të Covid.

"Të dyja këto variante po qarkullonin në Belgjikë në atë kohë, kështu që ka të ngjarë që gruaja të ishte infektuar me viruse të ndryshme nga dy njerëz të ndryshëm", tha biologia molekulare Anne Vankeerberghen nga spitali OLV që drejtoi kërkimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy