Prova të reja tregojnë se egjiptianët e lashtë e ndërtuan Piramidën e Madhe të Gizës duke transportuar 170 000 tonë pllaka guri në varka.
Prej kohësh është thënë se gurët u nxorën tetë milje larg piramidave, në Tura, ndërsa graniti u sull nga Asëan-i, rreth 533 milje më larg nga piramidat.
Shpesh arkeologët nuk janë pajtuar në lidhje me materialet e transportuara në Gizë për ndërtimin e varrit të faraonit Khufu në vitin 2600 para Krishtit.
Por zbulimi i një papirusi të lashtë tregon se në atë kohë është bërë një transport ceremonial nëpërmjet rrugëve ujore.
Provat e reja tregojnë se mijëra punëtorë transportuan 170 000 tonë gurë përgjatë lumit Nil në varka druri.
Blloqet me peshë 2.5 tonë u transportuan përmes një sistemi specifik kanalesh që përfundonin disa jardë nga baza e Piramidës së Madhe.
Papirusi në fjalë është e vetmja provë e regjistruar që tregon mënyrën si janë ndërtuar piramidat.
Papirusi që mban emrin Merer. Ky i fundit shpjegon me detaje si u lëvizën gurët nga Tura në Giza.
Zbulimet e bëra nga Arkeologu Mark Lehner mbi ndërtimin e priamidave do të shfaqen sonte në një dokumentar të Channel 4 me titull “Piramida e madhe e Egjiptit: Provat e reja”.



