Nesër seanca për demakracionin, Kryesia e Kuvendit merr vendim pa Listën Serbe

Nesër seanca për demakracionin, Kryesia e Kuvendit merr vendim pa Listën Serbe

Dita e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme për klasën politike kosovare, pasi në orën 11:00 do të mbahet seanca për demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ndërkohë është mbajtur edhe mbledhja e kryesisë ku vihet re mungesa e Listës Serbe, ndërsa janë të pranishme të gjitha subjektet e tjera parlamentare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, ka konfirmuar se seanca për ratifikimin e Demarkacionit do të mbahet nesër.

Kryesia ka vendosur që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit. Nesër politika ka rastin që të bashkohet pa asnjë dallim. Kjo marrëveshje nesër është e rëndësishme për qytetarët tanë”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se beson që deputetët do të veprojnë mbi inatin dhe debatin e së shkuarës.

Shënimi i kufirit duhet të kaloi dhe jam shumë i sigurt që do të kaloi pasi që besoj në përgjegjësin e deputetëve”, tha Veseli. 

Mbetet i paqartë qëndrimi i partisë serbe në Kosovë nëse do ta votojnë marrëveshjen për Demarkacionin. Lista Serbe dje abstenoi në votimin e Qeverisë që të tërhiqet projektligji i parë për demarkacionin me Malin e Zi.

Gjatë paradites së sotme Veseli, ka deklaruar se Kosova përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë me Malin e Zi, pritet që çështjen e kufirit ta mbylli edhe me Serbinë. 

Veseli këto komente i bëri me rastin e përmbylljes së “Projektit të binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës” nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

Do t’i kryejmë të gjitha obligimet që janë në rrugëtimin tonë drejt BE- së. Do ta kryejmë dhe obligimin e fuqizimin e shtetësisë sonë përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë tani me Malin e Zi, presim të shkojmë dhe më tutje dhe shpejt dhe me Republikën e Serbisë ta kryejmë çështjen e kufirit dhe të njëjtën kohë Republika e Serbisë ta pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur e sovran”, ka thënë Veseli. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy