Bisedimet duhet të vazhdojnë por ato të bëhen të hapura për mediat dhe publikun. Kjo është kërkesa e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për vazhdimin e negociatave mes ekspertëve të mandatuar nga tri partitë politike, PS PD dhe LSI.
Meta tha se ekspertët janë fare pranë konsnsusit ndaj dhe është e nevojshme që ata të vazhdojnë negociatat transparente, për të arritur marrëveshje një orë e më parë.



