Vrasja e avokatit grek/ Skenarë si nëpër filma, si u dështoi plani i arratisjes shqiptarëve

Vrasja e avokatit grek/ Skenarë si nëpër filma, si u dështoi plani i arratisjes shqiptarëve

Policia greke ka zbuluar në kohë planin e 3 shqiptarëve të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e avokatit grek Mixalis Zafeiropoulos në 12 tetor, në mes të Athinës. Raportohet se shqiptarët kishin planifikuar arratisjen si në skenarët e filmave, por ka qenë dëshmia e një personi që ka prishur planet e tyre.

Shqiptarët kishin planifikuar që njeri prej të arrestuarve do të pinte një sasi medikamentesh duke provkuar vetëhelmim me shkumë nga goja, njofton media greke ‘tovima.gr’.

Në momentin që do ta dërgonin në spitalin e Athinës për kurim, pjesa tjetër e grupit, bashkëpunëtorë të jashtëm, do të lëshoheshin në sulm ndaj oficereve që e shoqëronin atë në spital dhe do të ndihmonin në arratisjen e tij, por nuk përmenden emra.

Kujtojmë se pas vrasjes së avokatit grek, në pranga u vendos shqiptari Mikel Brahimaj, i cili ka pranuar krimin, duke thënë se ai donte vetëm ta trembte. Shqiptari ka shkuar ta takojë për t’i përcjellë një mesazh, por në sherr e sipër, situata i ka dalë nga duart duke e lënë të vdekur avokatin e njohur. Policia grek dyshon se pas Mikel Brahimaj fshihen 3 shqiptarë të tjerë, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Koridhalos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy