Rama në Maqedoni, ja çfarë u bisedua në takimin me Zoran Zaev

Rama në Maqedoni, ja çfarë u bisedua në takimin me Zoran Zaev

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev priti mbreme në kabinetin e tij kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili qëndron në Shkup në kuadër të Samitit të 100 të Europës Juglindore.

Siç informojnë nga kabineti qeveritar, Rama i ka uruar Zaevit për zgjedhjet e ndershme dhe demokratike, transmeton Zhurnal.mk.

“Rezultati nga zgjedhjet është në agjendën e demokracisë si dhe përkrahja e politikave reformuese për të gjithë, ato janë fitore për një koncept shoqëror. Do bëjmë gjithcka që duhet që të sigurojmë besimin e qytetarëve dhe të bëjmë jetë kualitative”, ka thënë Zaev.

Dy kryeministrat Rama dhe Zaev konstatuan se Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të mirëfilltë politik dhe cështje jo të hapura dhe se duhet të bashkëpunojnë në sferat integruese ekonomike.

“Qeveria do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet fqinjësore me miqtë e rajonit për hapjen e rrugës drejt Natos dhe BE”, ka thënë Zaev.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy