Përballë shpërthimit të infektimeve të reja në Evropë, Komisioneri Evropian për Shëndetësinë po u bën thirrje të gjithë pesonave mbi 60 vjeç që të bëjnë dozën përforcuese.
Komisioni dhe agjencitë shëndetësore të Bashkimit Evropian rekomanduan ditën e sotme një dozë të dytë përforcuese të vaksinave kundër Covid-19 për të gjithë ata mbi 60 vjeç, në vend të 80 që ishte deri më tani, përballë rishfaqjes së fortë aktuale të rasteve.
U bëj thirrje shteteve anëtare që menjëherë të ofrojnë përforcues të dytë për të gjithë personat mbi të 60-at dhe njerëzit e cenueshëm. U bëj thirrje gjithashtu të gjithë njerëzve që kanë të drejtë të paraqiten për vaksinim.
Kështu deklaroi Komisionerja Evropiane për Shëndetësinë Stella Kyriakides, në një deklaratë për shtyp nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).



