Bastet sportive, dy kompani kryesore mbyllin aktivitetin para afatit ligjor (VIDEO)

Bastet sportive, dy kompani kryesore mbyllin aktivitetin para afatit ligjor (VIDEO)

Dy kompani të basteve sportive ITSGA dhe Lotosport mbyllin aktivitetin e tyre para afatit ligjor, ndërkohë që vazhdon të operojë në treg eurolloto. Mbetet I paqartë motivi I largimit të kompanive, ndërkohë që burime konfirmojnë për Tema TV, se shkaku mund të jetë financiar.

Vendimi i qeverisë dhe mandej miratimi i ligjit për ndalimin e veprimtarisë së basteve sportive ka dhënë efekte të menjëhershme në treg. Sipas burimeve për Tema Tv bëhet e ditur se shoqerite e basteve ITSGA sh.a. dhe Lottosport sh.a. kanë mbyllur aktivitetin një muaj përpara afatit ligjor.

Madje sipas të dhënave jozyratre nga Agjencia e Monitorimit të Lojërave të Fatit dhe të konfirmuara pranë dy shoqerive në fjalë rezulton se të gjitha adresat sekondare që operonin nën licencën e tyre janë të mbyllura për këto dy shoqeri. E vetmja shoqeri që ka licence për baste sportive, Top Start sh.a. (e njohur ndryshe si Eurolloto) vazhdon të operojë akoma.

Këto zhvillime konfirmojnë një paradoks dhe janë disi të papritura. Jo vetëm për shkak se mbyllja e parakohshme e dy shoqërive pra heqja dorë nga fitimi nuk ka një motiv të qartë, por edhe sepse të dyja këto kanë qenë kundërshtare të ashpra të ndryshimeve të reja ligjore të kërkuara nga kryeministri Edi Rama për këtë sektor.

Burimet pranë AMLF thonë për Tema Tv se një arsye e mundshme është ajo financiare. Siç dihej më parë (konfirmuar dhe nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomise Erjon Brace) këto dy shoqëri operonin me nje skemë (të jashtëligjshme??) "të shitjes se nipt-eve" siç quhet në gjuhen e tregut, por që praktikisht konsiston në huazimin e adresave dytësore ndaj palëve të treta. Menjëherë pas njoftimit të ndryshimeve ligjore në fillim të tetorit, shoqëria ITSGA ka patur veshtirësi financiare dhe nuk ka paguar detyrimin mujor të tatimit të lojës. Në fund të muajit tetor Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë nisur mbledhjen e forcuar të këtij detyrimi, i cili vetëm për muajin tetor është llogaritur rreth 1 miliard lekë të vjetra.

Burime pranë Komisionit të Ekonomisë thonë se së shpejti do të ketë një seancë të posaçme për të kontrolluar procesin e mbylljes së sektorit të basteve parashikuar sipas ligjit për në fund të muajit dhjetor. Por masat e reja që në thelb janë mbyllje e sektorit krijojnë paqartësi të reja.

Çfarë do të ndodhë dhe si do të ndërhyhet në tregun informal që ka lulëzuar përherë në fushën e basteve sportive? Ku do të shkojnë paratë e gjeneruara nga sektori që sipas kryeministrit Edi Rama arrijnë minimalisht në 720 milion euro në vit?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy