I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.
Diplomati sllovak përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar veçmas për parë sesi mund të zgjidhet kriza e tanishme.
Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu, sot në Bruksel, Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Escobar, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës, ndërsa shtoi se duhet që urgjentisht të gjendet zgjidhje për çështjen e targave të automjeteve dhe që palët t’i kthehen dialogut, përmes të cilit do të zgjidhen çështjet e hapura
Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta tash dhe duhet të ulen menjëherë.
.jpg)



