
Donald Trump ka jetuar gjithë jetën duke u përpjekur të provojë teorinë se çdo formë publiciteti, është publicitet i mirë. Dalja e tij në gjykatë të martën si i pandehur do ta testojë këtë klishe deri në kufi.
Ky rast sigurisht që e ka vënë sërish në qendër të vëmendjes. Udhëtimi i tij nga Mar-a-Lago, shtëpia e tij në Florida, në Nju Jork u transmetua drejtpërdrejt në disa stacione televizive amerikane.
Ai me sa duket ka diskutuar me këshilltarët se si duhet të paraqitet gjatë gjithë procesit gjyqësor, duke buzëqeshur sfidues apo duke u dukur i zymtë dhe serioz?
Duam apo s'duam kjo datë gjyqi është gjithashtu një ngjarje e fushatës zgjedhore. Pyetja kryesore është nëse z. Trump mund ta kthejë me të vërtetë një ndjekje penale në një pasuri elektorale.
Që nga shpallja e aktakuzës kundër tij javën e kaluar, për fushatën e tij janë grumbulluar mbi 8 milionë dollar dhe duke cituar sondazhe të opinionit, sugjerohet se epërsia e tij ndaj kundërshtarëve republikanë për nominimin presidencial është rritur.
Ron DeSantis, Guvernatori i Floridës, foli për një axhendë politike në sundimin e ligjit, dhe u shpreh se nuk do të ndihmonte nëse do të kishte një kërkesë për ekstradimin e z. Trump nga Florida në Nju Jork
Ish-zëvendëspresidenti i Trump, Mike Pence tha se aktakuza dërgoi një "mesazh të tmerrshëm" për botën për drejtësinë amerikane. Ata padyshim besojnë se kjo është ajo që votuesit e tyre duan të dëgjojnë.
Pra, ndoshta z. Trump mund të përdorë një gjyq penal në avantazhin e tij gjatë zgjedhjeve paraprake kur janë republikanët besnikë ata që votojnë. Por e njëjta taktikë mund të dështojë kur bëhet fjalë për zgjedhjet e përgjithshme. Në të gjithë SHBA-në, nga Xhorxhia në Wisconsin, shumë njerëz shprehen se i pëlqenin politikat e z.Trump kur ai ishte në detyrë, dhe tani janë të lodhur nga kaosi dhe drama që e rrethon.
Duke e kthyer një ndjekje penale në një spektakël politik, ai rrezikon të largojë vetë votuesit që do t'i duheshin për të rifituar Shtëpinë e Bardhë në nëntor 2024.
John McGuigan është një mbështetës i guximshëm i Trump, mendon se kjo çështje gjyqësore do të ndihmojë fushatën presidenciale të zotit Trump.
Ai tha për BBC: “Ata që tashmë janë të bindur se Donald Trump është djalli i mishëruar nuk do të ndikohen nga procesi gjyqësor, as mbështetësit e vendosur të Trumpit”. Por ai mendon se për votuesit e lëkundur, ose në zonën gri, hetimi penal ndaj Trump mund të jetë më shumë një aset se sa dëm për fushatën e tij presidenciale në 2024-ën. Burimi:BBC



