
Teksa jeni në prag të fillim sezonit veror 2023, qeveria ka mbaruar përgatitjet që në janar të këtij viti, ka bërë të ditur për MCN live, zëvendësministrja e Turizmit, Vilma Bello.
Bello vlerëson se krahasuar me vitin e kaluar, përgatitjet kanë përfunduar ndërkohë që risi sivjet do të jetë shfrytëzimi më i madh i plazheve private nëpër zonat e plazheve.
Ne i kemi nisur përgatitjet që ne shtator të viti të kaluar dhe kanë përfunduar në dhjetor deri në janar të këtij viti.
Ajo që është pika kryesore është ajo që të bëj me menaxhimin e plazheve dhe pastrimin e tyre edhe nga Task Forca e ngritur nga KM. Përgatitja e sezonit turistik ka përfunduar që në janar dhe për hapësirat e plazheve publike janë bërë kontratat me bashkitë.
Ka ndryshuar masa nga 80 nga 20% raporti i sipërfaqes të menaxhuara me sipërfaqen publike, sivjet flasim për një raport të ndryshuar i cili anon pozitivisht nga sipërfaqja publike që është 70 me 30 % dhe kjo mbetet sërish nga bashkitë se ku ato e kanë përcaktuar hartën e plazheve publike se ku turistët që do të vijnë në këto zona nëse duan të zgjedhin ato, të mund të zgjedhin se ku bashkitë i kanë përcaktuar.
Poashtu do të mbetet sfidë e bashkive se ashtu siç i kanë përcaktuar hapësirat publike të mund të ofrojnë dhe plotësojnë standardët që kanë edhe plazhet e menaxhuara.
Për zv.ministren e Turizmit, sivjet është risi edhe Ligji për menaxhimin e zhurmave që pritet të kaloj në kuvend.
Ky ligj do të përcaktoj në vendet publike lejimin e muzikës deri në ora 12 teksa në zonat e pabanuara do të lejohet muzika pa limit.
Nga ana tjetër risi sivjet do të jetë se më vendimin e fundit ligji që do të kalojë në parlament që ka të bëj me amendamentet për ligjin për zhurmat sepse është përcaktuar një orar i shtuar për muzikën do të ketë një orar deri në ora 12 të mbrëmjes e cila do të ketë një muzikë e cila nuk do të ndalohet por do të ketë muzikë pa limit në at zona ku bashkitë përcaktojnë se ku janë zonat e pabanuara, ku ka biznese psh, disco apo bare, që e zhvillojnë pikën e tyre të hotelit, të barit, në at zona të pabanuara.
Në këto do të ketë muzikë pa limit dhe do të jetë Policia e Shtetit ajo që do të monitoroj jo vetëm masat që janë vendosur me vendimin e KM, por nga ana tjetër edhe me mjete për të matur muzikën realisht se sa për të mos kaluar nivelin.
Sipas zv.ministres së turizmit, teksa vjet numri i vizitorëve dhe turistëve ka shënuar shifrën 7.5 milionë, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, kanë kaluar gati 59% më shumë turistë në Shqipëri.



