Braçe: Nuk e votova Paketën Fiskale. Jam zgjedhur t’iu shërbej njerëzve, jo të votoj ligje kot

Braçe: Nuk e votova Paketën Fiskale. Jam zgjedhur t’iu shërbej njerëzve, jo të votoj ligje kot

Deputeti socialist Erion Braçe reagon lidhur me miratimin në Kuvend të Paketën Fiskale dhe zbulon se pse nuk votoi një pjesë të ligjeve të kësaj pakete. 

 

Me anë të një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai thotë se amendamenti i tij për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në proces legalizimi, apo të legalizuara e të paregjistruara.

 

Ai shton se është votuar t’ju shërbej njerëzve dhe jo të miratojë ligje kot. 

 

Kam qepur gojën dhe doja të isha i qartë për qëndrimin tim në raport me Paketën Fiskale dhe transparencën me secilin prej jush. Unë nuk votova një pjesë të ligjeve. I pari ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe ka një arsye, nuk u mor parasysh amendimi im për të përfshirë rivlerësimin e shtëpive në proces legalizimi, apo të legalizuara e të paregjistruara. 

 

Një proces që nisur prej 25 vitesh dhe është korrupsioni që e pengon. Ka ndodhur rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme nga 2019-2022 dhe ligji fillestar e ka përfshirë, ka qenë propozim i deputetit të asaj periudhe që ka pasur nen të posaçëm nenin 2 rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në proces legalizimi dhe regjistrimi, është miratuar dhe bërë ligj.

 

Më pas ka pasur dy zgjatje të afatit me ligje të tjera dhe në të dyja ka qenë përfshirë procesi i rivlerësimit në proces legalizimi pa regjistrim. Vetëm këtë herë nuk merret parasysh se Kadastra tha se është punë e vështirë se bëjmë dot. Kush nuk bën punën duhet të ikë sepse kjo punë është bërë përpara. 

 

Pse votova unë kundër apo pse nuk mora pjesë në votimin e kësaj gjëje pasi votuan kundër amendimin tim. Dhjetëra pallate në njësinë 5, qindra shtëpi në Selitë sipër dhe poshtë autostradës, janë të përjashtuara tashmë nga procesi i rivlerësimit. Unë jam votuar t’ju shërbej njerëzve dhe jo të miratoj ligje kot. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy