Lika: Më morën dhunshëm pa asnjë motiv, kemi vendosur që këtë qeveri ta rrëzojmë paqësisht

Lika: Më morën dhunshëm pa asnjë motiv, kemi vendosur që këtë qeveri ta rrëzojmë paqësisht

Aktivisti Edison Lika, një nga drejtuesit e protestës që këtë të enjte shënoi ditën e 54, deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ndalimi i tij nga Policia e Shtetit ka qenë i pajustifikuar dhe i shoqëruar me dhunë, ndërsa foli edhe për zhvillimet e protestës, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe raportin me opozitën.

 

Lika rrëfeu momentin e ndalimit, duke pretenduar se ndërhyrja e policisë ndodhi ndërsa ai ndodhej pranë selisë së Partisë Demokratike dhe po jepte një intervistë, duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye ligjore për shoqërimin e tij.

 

Sot po zhvillohej një seancë ku, mes të tjerave, do të kalonin edhe 4.2 milionë euro për Kanye West. Unë isha pranë PD-së, ku po zhvilloja një intervistë në News24. Disa protestues më thanë se do të vijë Rama. Erdhën policët, më rrëzuan celularin dhe më arrestuan. Më morën dhunshëm dhe më çuan në Komisariatin Nr. 1. Ndalimi im ishte pa asnjë motiv.

 

Duke komentuar ecurinë e protestës, aktivisti pranoi se pjesëmarrja ka rënë krahasuar me tubimet më të mëdha, por theksoi se lëvizja nuk synon përshkallëzimin e situatës, ndërsa akuzoi Policinë e Shtetit për përdorim force ndaj protestuesve.

 

Po të vini te Kryeministria kemi një ulje të pjesëmarrjes, krahasuar me dy datat e mëdha kur kishim pjesëmarrje të madhe. Nuk kemi të bëjmë me radikalizim të protestës. Deputetët janë gjuajtur që në fillim me vezë, sepse nuk na përfaqësojnë. Sot jemi dhunuar nga Policia e Shtetit me ujë dhe spraj piperi, por sonte jemi sërish te Kryeministria. Kemi vendosur që këtë qeveri të korruptuar ta rrëzojmë paqësisht".

Lika u ndal edhe te raporti i protestës me Partinë Demokratike, duke thënë se protesta nuk drejtohet nga kjo forcë politike dhe se përfaqësuesit e saj nuk kanë qenë aktivë në tubime.

 

Një prej armiqve të protestës është qeveria, kurse nga ana tjetër njerëz të PD-së nuk janë në protestë. Te fonia nuk e ka marrë fjalën asnjë nga PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy