Dialogu me Serbinë, Hoti zgjedh Hysenin si koordinator të Kosovës

Dialogu me Serbinë, Hoti zgjedh Hysenin si koordinator të Kosovës

Skënder Hyseni është zgjedhur si koordinator i bisedimeve që Kosova do të zhvillojë me Serbinë në Bruksel, në takimet që pritet me mjaft interes për shkak se mund të marrin zgjidhje disa probleme të vjetra, ndër të cilat njohja e pavarësisë së Kosovës.

Zgjedhja e Hysenit është bërë nga kryeministri Avdullah Hoti i cili para se të merrte vendimin zhvilloi takime me disa parti. Takimi i radhës me Serbinë është të enjten, ndërsa zyra për shtyp e kryeministrit Hoti njoftoi:

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”.

Më 1 korrik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte vendosur për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për dialog me Serbinë në kuadër të zyrës së Kryeministrit. Këshillin e Ekspertëve do ta udhëheqë Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë. Udhëheqës i Këshillit të Ekspertëve pas emërimit nga kryeministrit Hoti do të jetë Skender Hyseni i cili do jetë njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit. Skender Hyseni pritet që pasnesër të udhëtojë për në Bruksel për të vazhduar dialogun me Serbinë në nivelin e ekspertëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy