Vaksinimi me detyrim, një infermiere kanadeze fiton gjyqin me shtetin

Vaksinimi me detyrim, një infermiere kanadeze fiton gjyqin me shtetin

Një infermiere katolike në Ontario fitoi sfidën gjyqësore me institucionin e shëndetit publik në Kanada, për vaksinimin e detyrueshëm. Infermierja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, kërkoi të përjashtohej nga detyrimi për t’u vaksinuar kundër COVID-19 për shkak të lidhjes "mjaft të largët" të vaksinës me fetuset e abortuara.

Papa Françesku dhe liderët e tjerë katolikë u kanë kërkuar besimtarëve të vaksinohen kundër COVID. Ati i Shenjtë e ka cilësuar vaksinimin një "detyrim moral". Fakti që disa vaksina u zhvilluan ose u bënë me linja qelizore që rrjedhin nga fetuset e abortuara dekada më parë nuk do të thotë se katolikët po e pranojnë abortin, thonë ata.

Por në rastin e infermieres nga Ontario, gjykata vendosi se Shëndeti Publik Sudbury e diskriminoi infermieren e paidentifikuar - një anëtare e grupit konservator "Latin Mass" të katolikëve - kur e pushoi nga puna për shkak të refuzimit për t’u vaksinuar.

Vaksinimi kundër COVID do të ndërhynte në "ushtrimin e besimit të saj dhe marrëdhënien e saj me hyjnoren", thuhet në vendim.

Vaksinimi i detyrueshëm është hequr gradualisht në të gjithë Kanadanë.

/ Vancouversun

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy