Struktura e re e Policisë së Shtetit/ Krijohet departamenti për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda (VIDEO)

Struktura e re e Policisë së Shtetit/ Krijohet departamenti për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda (VIDEO)

Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda do të jetë struktura e re e Policisë së Shtetit e cila do të jetë e lidhur me  Prokurorinë e Posaçme dhe me partnerët ndërkombëtarë.

 

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se e gjithë hierarkia e Policisë së Shtetit do të rikonfigurohet.

 

Bëhet rikonfigurim i gjithë hierarkisë së strukturës policore. Ajo që është më me interes, do të jetë një departament. Do të jetë departamenti i hetimit dhe krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Në majën e piramidës do të jetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Do të jetë departamenti për hetimin e krimit të organizuar gjithaçka do të jetë nën drejtimin e kryepolicit. Departamenti do të ketë një drejtor. Ikën ndarje me zëvendësdrejtorë që ishte deri tani, por bëhet drejtor i përgjithshëm, drejtor i departamentit dhe nga ana tjetër bëhen dhe drejtorët e sektorëve.

 

1-Drejtoria për hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve

2-Drejtoria për Hetimin e krimeve ekonomike dhe Financiare

3-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda

4-Drejtoria e forcës së posaçme operacionale

5-Drejtoria e emergjencës dhe arkivës kriminale

6-Drejtoria për hetimin e krimit kibernetik

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy