Në pritje për të vijuar përballjen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Emiljano Shullazi së bashku me anëtarët e tjerë kanë bërë një tjetër lëvizje, të cilët prej dy javësh i janë nënshtruar regjimit të posaçëm 41-BIS. Me anë të avokatit të tij, Vladimir Meçi, Emiljano Shullazi i është drejtuar presidentit të republikës, Ilir Meta, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit, Edi Rama, lidhur me paligjshmërinë e ndjekur nga Ministria e Drejtësisë, sa i takon aplikimit të regjimit të posaçëm.
Në kërkesën prej 11 faqesh drejtuar titullarëve më të lartë shtetërore, mbrojtja e Shullazit thotë se urdhri i Ministrit të Drejtësisë, si në formë edhe në përmbajtje është i kundraligjshëm, për të cilën tashmë është bërë ankimim. Avokati Meçi, iu kujton institucioneve shqiptare, se ky ligj bie, dhe mënyra se si po zbatohet, bie në kundërshtim me standartet dhe detyrimet që rrjeshin nga Aktet ndërkombëtare, në të cilën Shqipëria është palë.
Po ashtu me anë të kësaj kërkesë, Vladimir Meçi, mbrojtësi ligjor i Emiljano Shuillazit, për të cilin ende nuk është shprehur me vendim të formës së prerë drejtësia, thotë se në ligjin për regjimin e posacëm 41 bis, duke mos ndarë kategorinë e personave të dënuar nga kategoria e personave që janë nën hetim apo gjykim, ky ligj në vetvete krijon hapësira për keqinterpretim dhe abuzim.
“… jo të gjithë të paraburgosurit që janë në fazën e hetimit dhe gjykimit, ende pa marrë formë të prerë vendimi ndaj tyre, e përmbushin kriterin për të qenë subjekte ndaj të cilëve mund të zbatohet regjimi i posacëm…, të tilla si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste ose për vepra me qëllime terroriste”.
Pak ditë më parë policia e Durrësit me urdhër të SPAK konfiskoi ish-hotel Vollgën, ku bashkëpronar i saj rezulton edhe Emiljano Shullazi. Kujtojmë se vite me parë sërish kjo godinë u konfiskua, ndërsa histoira e saj nis që më 1994, ku ka ndërruar disa herë pasuri dhe dyshohet se një pjesë e dokumenteve zyrtare janë falsifikuar. Godina ka ngelur në gjendje të rrënuar edhe pse ndodhet në një nga zonat më të preferuara në Durrës, pikërisht për shkak të problemeve të pronësisë.



