Konsulentja e imazhit Esmeralda Zoto flet për armokromia, testi i ngjyrave që na shkojnë dhe thotë se armokromia është shkenca që merret me studimin e ngjyrave.
Nga studio e “Zgjohu me MCN”, ajo tha se armokromia zhvillohet në mënyrë natyrale, pa grim, përcaktohet në bazë të ngjyrës natyrale të lëkurës.
Ka një protokoll që ndiqet hapa pas hapi, deri sa arrin në paletën përfundimtare të ngjyrave. Një konsulentë e armokromiosë zgjat një orë e gjysmë.
Monokromatikët janë ata që duan të jenë të sigurt në pjesën e ditës. Tek ata që duan të kombinohen me një ngjyrë, këshillohet tek ngjyrat më soft, më të buta.
Por gjithsesi mund të luash me aksesorët. Stili në pjesën e konsulencës është maja e piramidës.
Ne e duam shumë të bukurën dhe e përqafon shpejt. Personat që kanë arritur stil, kanë shpenzuar kohë dhe para.



