Varianti Delta identifikohet në "Capitol Hill", mjeku thirrje për mbajtje të maskave

Varianti Delta identifikohet në "Capitol Hill", mjeku thirrje për mbajtje të maskave

Ndërsa varianti Delta i Covid-19 është lloji dominues në SHBA, mjeku i “Capitol Hill” paralajmëroi Kongresin për prani të variantit në ndërtesën e zyrtarëve.

“Varianti Delta është zbuluar dhe në Uashington dhe ndërtesat e Kapitolit”, tha mjeku Brian Monahan në një letër drejtuar stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Monahan shkruante se varianti Delta “përfaqëson një rrezik të tmerrshëm për njerëzit e pavaksinuar” dhe u kujtoi anëtarëve dhe stafit që vaksinat janë të disponueshme përmes mjekut të familjes.

Monahan rekomandoi që anëtarët e vaksinuar të Shtëpisë së Bardhë ta konsiderojnë mbajtjen e maskave si një mënyrë për të zvogëluar më tej rrezikun e tyre për t'u infektuar.

"Individët e vaksinuar që kërkojnë të zvogëlojnë më tej rrezikun e tyre ndaj sëmundjes, ose të zvogëlojnë më tej rrezikun e mundshëm të transmetimit të sëmundjes tek anëtarët e rrezikuar të Shtëpisë, mund të marrin në konsideratë veprime shtesë mbrojtëse të tilla si mbajtja e një maske mjekësore kur janë në një turmë ose në ambiente të brendshme ", shkroi ai.

Ndërsa Monahan pranoi që “Qendrat e SH.B.A.-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” nuk kërkon që njerëzit e vaksinuar të mbajnë një maskë në ambiente të brendshme, "zhvillimet e ardhshme në kërcënimin lokal të variantit të Deltas mund të kërkojnë mbajtjen e maskës për të gjithë".

Monahan vuri në dukje se "disa anëtarë të stafit të Kongresit të vaksinuar" kanë rezultuar pozitivë. 

Republikani i Florida Vern Buchanan doli pozitiv pasi u vaksinua me të dyja dozat. Është ende e panjohur nëse ata ishin infektuar me variantin Delta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy