Gjenerali serb Mojsiloviç paralajmëron: Kemi mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë, reagon z.kryeministri Hoxhaj

Gjenerali serb Mojsiloviç paralajmëron: Kemi mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë, reagon z.kryeministri Hoxhaj

“Rusia, si një partner strategjik, do të vazhdojë të na sigurojë një mbështetje të shumfishtë në siguri”, tha Shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Milan Mojsiloviç, duke deklaruar se ne kemi mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.

Gjenerali Mojsiloviç, i cili bëri një vizitë zyrtare në Moskë, tha se ata kishin analizuar posaçërisht situatën në Kosovë dhe se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po rrezikonin situatën e sigurisë, raporton Telegrafi serb. 

“Ne kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse se si po veprojmë në lidhje me Kosovën. Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veriun e Kosovës, por për tërë krahinën”, tha ai.

Kur bëhet fjalë për anëtarët e Shtetit Islamik që kthehen në rajon, gjenerali Mojsiloviç thotë se kthimi i tyre po monitorohet nga afër.

“Kur bëhet fjalë për luftëtarët nga Ballkani, në radhët e ISIS janë më të shumtët nga Kosova, pastaj boshnjakët nga Bosna dhe Hercegovina , por ka edhe nga ana që jetojnë në rajonin e Rashkës “, tha Mojsiloviç.

Zëvendëskryeministri në largim nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka reaguar i shqetësuar pas deklaratës së gjeneralit serb, Mojslioviç, se Serbia ka mbështetjen ushtarake të Rusisë në raport me sfidat me Kosovën. Hoxhaj ka thënë se mesazhet me tone kërcënuese vetëm sa po shpeshtohen nga Serbia.

"Mesazhe të forta dhe kërcënuese po bëhen më të shpeshta nga Serbia. Sot, gjenerali Mojsiloviq ka thënë se kanë mbështetjen e Rusisë rreth Kosovës. Çfarë duan? Të sfidojnë ushtarët e NATO-së dhe KFOR-it. Kaq për Serbinë ‘Evropiane”, ka shkruar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter.

Serbia është shteti që investon më së shumti në ushtri dhe armatim. Shteti që udhëhiqet nga ish-ministri i Sllobodan Millosheviçit, shpenzon për armatim më shumë se të gjithë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku. (Përgatiti: Zana Beja)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy