BE do të dërgojë forca ushtarake në Mozambik

BE do të dërgojë forca ushtarake në Mozambik

Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë kundër terrorit islamik në Afrikën lindore. Po planifikohet të dërgohen ushtarë në një mision stërvitor në Mozambik. Atje po del situata  jashtë kontrollit.  

Bashkimi Evropian po planifikon të dërgojë forca ushtarake për të mbështetur trupat qeveritare në Mozambik. “Ne do të përpiqemi të dërgojmë një mision trajnimi si ai që kemi në zonën e Sahelit për të menaxhuar situatën e sigurisë në Mozambik”, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrel gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes evropian në Bruksel. Ky do të jetë një reagim ndaj rritjes së ndikimit të terroristëve në veri të shtetit afrikano-juglindor. Qeveria i kishte kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian.  

Që prej vitit 2017 rebelët islamik shkaktojnë sulme brutale në veri të Mozambikut. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), për shkak të sulmeve më shumë se 530.000 persona u detyruan të braktisnin vendin.  

Ndër të tjera së fundmi ka patur sulme të shumta në qytetin bregdetar Palma. Në mars rebelët islamik pushtuan qytetin në kufi me Tanzaninë dhe pas përleshjeve dyditore arritën të merrnin kontrollin e territorit. Gjatë përleshjeve ndërruan jetë civilë dhe mijëra u arratisën. Për këtë arsye kompanisë energjetike franceze Total iu desh të dërgonte në një vend të sigurt 1000 punëtor në rajon. Kjo kompani është përfshirë atje në  një projekt për gazin e lëngshëm me vlerë gati 17 miliarda euro .  

Është ende e paqartë, sesi do të organizohet misioni ushtarak i BE-së në Mozambik. Në misionin stërvitor në rajonin e Sahelit, që Borrell-i përdori si pikë referimi, janë të përfshirë 1077 ushtarë. Gjermani siguroi së fundmi rreth 450 ushtarë. Nga 1 qershori, duhet të ketë deri në 600./Spiegel

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy