Studimi: Inteligjenca Artificiale rrezikon 300 milionë vende pune

Studimi: Inteligjenca Artificiale rrezikon 300 milionë vende pune

Sipas një studimi të kryer nga Goldman Sachs 300 milionë vende punë në të gjithë botën janë në rrezik për shkak të përhapjes së Inteligjencës Artificiale.

Hulumtimi, megjithatë, vuri në dukje gjithashtu se adoptimi i AI mund të çojë në rritje të PBB-së globale prej 7% gjatë 10 viteve të ardhshme, duke krijuar mundësi të reja pune në sektorë të tjerë. 

Autorët vlerësojnë se rreth dy të tretat e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë janë të ekspozuara ndaj një shkalle të automatizimit nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Sipas Joseph Briggs dhe Devesh Kodnani, të cilët kryen hulumtimin, shumica e njerëzve mund të lirohen nga kryerja e rreth 50% të punës së bërë çdo ditë, pa e humbur atë, ndërkohë që koha e lirë në dispozicion të tyre do të rritet. 

Për të shmangur një ndikim negativ tek punëtorët, shumë ekspertë sugjerojnë investimin në trajnime dhe zhvillimin e aftësive të specializuara që mund të përshtaten me evolucionin e tregut të punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy