Posterat anti-abort në Itali, nxisin protesta në Romë

Posterat anti-abort në Itali, nxisin protesta në Romë

“Aborti është shkaku kryesor i vrasjes së grave në botë”, shkruhet në posterat bardhë e zi që janë shfaqur në disa zona të Romës.

Por fushata ka provokuar zemërim të gjerë dhe i ka bërë thirrje kryetarit të komunës që të largojë posterët.

Një grup feminist i dënoi këto postera si "të turpshëm" ndërsa të tjerët kundërshtonin fjalën e përdorur “femminicidio”, pasi kjo përdoret kur gratë vriten nga burrat.

Italia shënon për pak edhe 40-vjetorin që aborti është bërë i ligjshëm.

Grupi CitizenGo me bazë në Madrid, ka vendosur posterat, dhe fushata anti-abort arrin kulmin në datën 22, përvjetori i “ligjit 194”, që do të shënohet edhe me një marshim në Romë.

Në një seri mesazhesh në mediat sociale, thuhej se pas 40 vjetësh ligji kishte dështuar dhe se aborti shpesh përdoret për të shtypur gratë, duke lënë "miliona foshnja të vrara dhe gra të plagosura".

Kjo nuk është hera e parë që grupet kundër abortit kanë protestuar në përvjetorin e afërt të ligjit. Vetëm një muaj më parë, autoritetet e Romës hoqën një poster gjigant të një fetusi që mbante sloganin: "Ju jeni këtu, sepse mamaja juaj nuk ju ka abortuar".

Nga ana tjetër shkrimtarja Selvaggia Lucarelli shkroi në Twitter, "Sa e trishtueshme është që të përdorin termin 'femicid' në një mënyrë të turpshme me qëllimin e qartë të tërheqjes së vëmendjes ndaj një fushate kundër abortit".

Sipas Ligjit 194, i cili hyri në fuqi në maj 1978, aborti është i ligjshëm në 12 javët e para të shtatzënisë.

Pas kësaj kohe lejohet vetëm nëse jeta e nënës është në rrezik ose ka një anomali.

Nëse ekziston shansi që fetusi mund të mbijetojë jashtë mitrës, ndërprerja është e ligjshme vetëm nëse shtatzënia ose lindja përbën një rrezik serioz për shëndetin e gruas.

Italia është një vend me shumicë katolike dhe një pjesë e madhe e mjekëve refuzojnë të kryejnë aborte, raporton BBC.

Aborti është gjithashtu një çështje e rëndësishme politike në Irlandë, ku votuesit më 25 maj do të thirren të shprehen nëse duan të vazhdojnë ndalimin pothuajse total, ose të lejojnë abortet në 12 javët e para të shtatzënisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy