Si po e ndryshon emigracioni Perëndimin/ Në Berlin, emri më i përdorur është Muhamed

Si po e ndryshon emigracioni Perëndimin/ Në Berlin, emri më i përdorur është Muhamed

Emigrantët u kanë dhënë një fytyrë të re qyteteve perëndimore ku janë vendosur.

Sipas një studimi të kryer nga Gesellschaft für Deutsche Sprache (Shoqata për Gjuhën Gjermane), për vitin 2018, emri që është zgjedhur më shumë për foshnjat e sapolindura djem në Berlin është Muhamed.

Muhamedi renditet i pari si emri më i përdorur për për djemtë në kryeqytetin gjerman, me të gjitha variacionet e tij si Muhamed apo Mehmet, shkruan gazeta gjermane "Bild".

I njëjti emër rezulton shumë i preferuar edhe në Bremen, ku renditet në vendin e tretë, pas Ben dhe Elias.

Megjithatë, në shkallë vendi, më të përdorurit mbeten emrat tipikë perëndimorë si Paul, Alexander, Maximillian, Elias dhe Ben.

Sipas GfDS, në Gjermani përdoren aktualisht rreth 65 mijë emra, ndërsa Paul, si më popullori zgjidhet për 1 në 76 fëmijë.

Pavarësisht se nuk futet në 10-shen e më të përdorurve në shkallë kombëtare, përdorimi i emrit Muhamed është rritur në mënyrë të menjëhershme.

Sipas raportit të vitit 2017, brenda një dekade, ky emër është ngjitur nga vendi i 97-të në vendin e 24-t.

Në Francë, emri Muhamed rezulton gjithashtu më i përdoruri në rrethinat e Parisit, që popullohen kryesisht nga emigrantë, në bazë të statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE) shtatorin e kaluar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, emri Muhamed ka qenë më i zgjedhuri në Angli dhe Uells për gjashtë vjet me radhë sipas një raporti bërë publik në shtator.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy