Anëtarësimi në NATO, Turqia: Situata me Finlandën është më pak problematike sesa me Suedinë

Anëtarësimi në NATO, Turqia: Situata me Finlandën është më pak problematike sesa me Suedinë

Situata me Finlandën është më pak problematike sesa me Suedinë.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, në një konferencë për shtyp të transmetuar nga televizioni shtetëror Trt, duke folur për procesin e anëtarësimit të dy vendeve skandinave në NATO, të cilin Turqia ende nuk e ka ratifikuar.

Megjithatë, Ankaraja nuk po i shqyrton dy kandidaturat veç e veç, tha Cavusoglu, duke shtuar se djegia e Kuranit përpara ambasadës turke në Stokholm çoi në anulimin e një samiti midis zyrtarëve turq, suedezë dhe finlandezë të planifikuar në Bruksel dhe se tani për tani nuk ka një datë të re të caktuar. 

Sipas Cavusoglu, Stokholmi ende nuk po merr masa në lidhje me distancimin nga terrorizmi dhe ekstradimin e disa militantëve, të cilët Ankaraja po i kërkon për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit në NATO të vendeve skandinave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy