Arrestohet autori i vrasjes së taksistit 65-vjeçar nga Kavaja. Idriz Kariqi nga Kavaja, u gjet i therur me thikë mbrëmë vonë, një ditë pasi familja kishte bërë në polici denoncimin për zhdukjen e tij.
Policia ka vënë në pranga për krimin 24-vjeçarin Musa Saraçi, nga Gosa e Rrogozhinës.
Nga hetimet dhe këqyrja e trupit të viktimës rezulton se ai ka marrë 8 goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Policia ka gjetur pranë makinës edhe rrobat e autorit, që mbante veshur momentin e vrasjes, teksa makina e taksistit ishte braktisur në një varrezë makinash në fshatin Gos.



