Operacioni në kampin e MEK/ Kim: Mysafirët duhet të respektojnë rregullat e vendit

Operacioni në kampin e MEK/ Kim: Mysafirët duhet të respektojnë rregullat e vendit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një konferencë, e lamtumirës për gazetarët, në përmbyllje të misionit të saj diplomatik, ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Yuri Kim, ambasadorja amerikane në ikje, u shpreh se SHBA-të e mbështesin plotësisht operacionin e zhvilluar në kampin e muxhahedinëve (MEK) në Manzë të Durrësit. Kim në konferencën e saj të lamtumirës theksoi se “mysafirët duhet të respektojnë rregullat e vendit”. ‘Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe kështu duhet të bëjnë edhe ato për ju, t’ju zbatojnë.’ Mbështetja e Kim erdhi pasi një zëdhënës i DASH u shpreh se të gjitha veprimet e kryer nga Policia e Shtetit ishin në përputhje me ligjet në fuqi, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë konferencës së saj të lamtumirës u shpreh se e ka plotësuar misionin e saj në vend. “Gjatë këtyre tre viteve kam patur nderin të përfaqësoj presidentin në Shqipëri. Si një ambasadore e re e etur për të theksuar lidhjen e veçante mes Shqipërisë dhe SHBA, plotësova misionin e tim”. Zyrtarja amerikane tha se ishte mirënjohëse që dha kontributin në demokraci, mbrojtje dhe biznes. “Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, sidomos në drejtësi që i dha mundësinë të hapte zyrtarisht negociatat për BE”. Kim theksoi se Amerika nuk të lëkundet kurrë së qënuri krah për aspiratat e popullit shqiptar për të zënë vendin që i takon në tavolinën e Evropës. Në fjalën e saj, diplomatja u shpreh se Shqipëria ka treguar se është një aleate e denjë dhe e përfshirë në shumë bashkëpunime – siç është organizimi i Defender Europe. Po ashtu Kim vuri në dukje se SHBA-të kanë dhënë 50 milionë dollarë për mbrojtjen kibernetike, paketa më e madhe për një shtet pas Ukrainës, në këtë fushë. Por ajo që zuri vendin më të rëndësishëm në fjalimin e saj ishte krenaria amerikane për një partner si Shqipëria. Kim, e cila u shfaq e emocionuar, tha se përpos misionit të saj ajo ndihet e plotësuar edhe si individ nga një vend me një popull të tillë. Ambasadorja u pyet nga gazetarët për deklaratat e Sali Berishës. “Si kudo ka disa zëra të lartë që dëgjohen më shumë se të tjerët dhe përpiqen të flasin për gjithë të tjerët. Dëshiroj të shpreh që më ka pëlqyer të mësoj të vërtetën”. Kim këmbënguli se si të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri, ka parë “të ardhmen” dhe jo kthimin pas. “Duhet të qartësoj se ambasadorët që shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake. Është e rëndësishme për të mbajtur reformat, sikur ka qenë reforma në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit”. Përpos arritjeve, ambasadorja amerikane tha se ka ende punë për të bërë, sidomos në luftën kundër korrupsionit apo pavarësinë e gjyqësorit. Ajo u bëri thirrje të gjithëve që të “kërkoni të vërtetën dhe të flisni për të vërtetën”. “SHBA-të iu kanë besuar dhe do t’u besojnë gjithmonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy